Arlind Qori: Në vend që të kuptojë shkaqet e revoltës, qeveria thotë t’i trajtojmë me psikologë
Sipas pedagogut Arlind Qori protestat për vrasjen e Klodian Rashës nuk kanë në thelb lidhje vetëm me vrasjen, por me “dhunën sistematike”. Ai tha se qeveria është përpjekur “t’i diabolizojë” të rinjtë, ndërsa kritikoi rëndë qasjen e ministres së Arsimit, Evis Kushi se “adoleshentët s’mund të protestojnë” dhe se “ata kanë nevojë për psikologë”.
“Në vend që të shohim shkaqet shoqërore të kësaj revolte, qeveria thotë gjeni shkaqet psikologjike… pra këta janë njerëz të trazuar në mendtë e kokës… të këtij shpërthimi. Pra ky është një refuzim për ta kuptuar problemin sepse është refuzim, mungesë guximi, imagjinate dhe ndjeshmërie për t’u dhënë zgjidhje problemeve, sepse për t’u dhënë zgjidhje problemeve duhet t’u shkelësh në kallo atyre që të mbajnë [oligarkëve],” – u shpreh Qori.
I pyetur se përse u shfaq tani kjo zemëratë, Qori tha se ngjarja që ndodhi ndaj Rashës ishte momenti i shfryrjes së zemëratës së akumuluar ndër vite me keqtrajtime ekonomike, politike dhe sociale.
Pedagogu i njohur për përfshirjen në protestat qytetare i bëri komentin e tij gjatë një diskutimi në studio me kryetarin e Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo dhe deputeten socialiste Klotilda Ferhati.
Ndiqni të plotë diskutimin:
Lexoni gjithashtu:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet