Gerti Dajçi: Ekonomia shqiptare po rrënohet më shumë, qeveria s’ka marrë vendime efikase
Z. Gerti Dajçi, dekan i fakultetit Tirana Business University (TBU) u shpreh për Euronews Albania se tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia kanë rrënuar akoma në shumë ekonominë shqiptare.
“Unë thjesht dua të them fjalën varfëri, këtu bëhet fjalë për të gjitha situata keqmeaxhuese që qeveria aktuale. Dua të them që situata është përkeqësuar gjithmonë edhe më tej. Situata e tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemia kanë bërë që ekonomia shqiptare gjithmonë e më tepër të rrënohet”, u shpreh z.Dajçi.
“Vendimet që kanë marrë qeveria shqiptare nuk janë edhe aq efikase për ekonominë shqiptare”, u shpreh ai më tej.
Ai theksoi se qeveria shqiptare nuk ka marra masat e duhura dhe nuk ka mbështetur biznesin në këtë kohë pandemie.
“Fakti që presidenti i Shqipërisë e ka kthyer për rishikim buxhetin e vitit 2021, kjo do të thotë që nuk është bërë mjaftueshëm nga qeveria aktuale. Nuk ka fonde të mjaftueshme për të përballuar pandeminë, ose edhe faktin që ndërtimet për tragjedinë e 26 nëntori janë bërë një kohë shumë të gjatë për t’u rimëkëmbur. Nuk ka mjaftueshëm fonde për të mbështetur biznesin e vogël”, përfundoi z.Dajçi.
Këto deklaratat erdhën pasi Shqipëria ka shënuar nivelin më të ulët të konsumit gjatë vitit 2019.
Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria konsumoi sa 39% e mesatares së BE-së.
Konsumi i individëve është matës i mirëqenies materiale të familjeve.
Lexoni gjithashtu:
Indeksi i UNDP-së për zhvillimin njerëzor, Shqipëria e 69-ta ndër 189 shtete
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta