Liderja e opozitës në Bjellorusi Svetlana Tikhanovskaya merr Çmimin Sakharov të BE
Svetlana Tikhanovskaya, liderja e opozitës në Bjellorusi që u detyrua të largohej nga vendi pas zgjedhjeve presidenciale të gushtit, ka marrë Çmimin Sakharov të BE.
Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, duke dhënë çmimin, vlerësoi Tsikhanouskaya dhe opozitën Bjelloruse.
“Gjatë muajve të fundit i keni treguar botës çfarë do të thotë të mos heqësh dorë, keni mbrojtur të drejtat tuaja dhe nuk jeni dorëzuar,” tha ai, në ceremoninë e mbajtur në sallën e Parlamentit të BE.
“Fuqia e shpirtit tuaj ka treguar rrugën drejt revolucionit, që ka marrë forcë në vend në vitin 2020 dhe ne ju vlerësojmë ju dhe rezistencën e këmbënguljen tuaj.”
Bjellorusia u trondit nga përplasjet e paprecedenta politike kundër regjimit të Alexander Lukashenkos, i cili u akuzua se bëri mashtrim zgjedhor në zgjedhjet presidenciale.
Thuajse të gjitha figurat opozitare ose janë burgosur nga regjimi ose janë detyruar të largohen jashtë vendit.
Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
41.5 gradë Celsius, Gjermania regjistron temperaturën më të lartë të të gjitha kohërave
- 19:04 Izraeli urdhëron ushtrinë të përgatitet për ‘qëndrim të zgjatur’ në Libanin jugor
- 18:59 Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 18:43 Vala e të nxehtit nxit zjarre në Francë, Greqi dhe Spanjë. Zjarrfikësit në betejë me flakët
- 18:43 Vance pretendon se SHBA-të i kanë të gjitha kartat në Iran: Ata janë të dobët, Amerika fiton
- 18:32 Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit
- 18:30 “Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi