Punonjësit e spitaleve në Kosovë në ditën e tretë të grevës, nuk tërhiqen nga kërkesat
Ka hyrë në ditën e tretë greva e 2000 punonjësve të spitaleve në Kosovë.
Sektori i sigurimit, higjienës dhe teknikës është bllokuar tërësisht, pasi këto kategori nuk janë përfshirë në skemat e bonuseve që ka dhënë qeveria në kuadër të pandemisë.
Gazetari i Euronews Albania Jeton Musliu raportoi se greva aktualisht vazhdon në të gjitha spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare.
“Greva vazhdon në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare dhe spitalet rajonale. Punëtorët kërkojnë ndihmë nga qeveria për shkak se ndihen të rrezikuar në këtë kohë pandemie, dhe cilësohen si personat e parë që janë në kontakt me ambientet”, u shpreh gazetari.
Për Euronews Albania foli edhe kryetari i Sindikatës të pavarur të punëtorëve të Kosovës, Jusuf Azemi, i cili tha se punëtorët nuk do të dalin nga greva deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
“Nëse marrin çështjen e grevës, është një grevë që nuk mbahet mend pas luftës është një organizmin që ne na mahnit. Qëndrimi i grevistëve është që greva të vazhdojë derisa nuk përmbushen kërkesat. Kur është bërë një vendim i qeverisë së Kosovës ku janë stimuluar punëtorët, mjeket dhe infermierët, ne jemi staf mbështetes, në pikën 3 dhe atje na kanë diferencuar. Parashikohej që të kishim një stimulim prej 100 euro edhe aty na kanë hequr. Nuk po bëjmë veprime politik”, u shpreh ai.
Pas tre ditësh ndërprerje pune, premtimi i ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, për zgjidhjen e situatës, duket ende larg për t’u realizuar.
Lexoni gjithashtu:
Rreth 2 mijë punonjës të sigurimit, teknikës dhe higjienës në spitalet e Kosovës në protestë
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq