Pas operacionit në bark, Papa Françesku rikthehet në punë
Papa Françesku iu nënshtrua një ndërhyrjeje në bark pasditen e të mërkurës në spitalin Gemeli. Ai ju nënshtrua një laparotomie dhe një operacioni për rimodelim të murit të barkut.
86-vjeçari është përballur me një sërë problemesh shëndetësore vitet e fundit dhe përdor një bastun dhe një karrige me rrota për shkak të një sëmundjeje të vazhdueshme të gjurit. E pavarësisht kësaj duket se ai e ka marrë veten shpejtë, pasi siç konfirmohet nga media italiane Ansa, tashmë Papa është rikthyer në punë.
Ekipi mjekësor bën me dije se kuadri klinik është në përmirësim progresiv dhe ecuria postoperative është e rregullt.
“Pas mëngjesit, Shenjtëria e Tij filloi të mobilizohej duke kaluar pjesën më të madhe të mëngjesit në një kolltuk. Kjo e lejoi atë të lexonte gazetat dhe të rifillonte punën e tij fillestare”,-raporton zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta