Bie numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë kryer 1158 teste të dyshuara për Covid-19, ndërsa 296 prej tyre kanë rezultuar të prekur.
Të dhënat janë bërë publike nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili raporton një ulje të ndjeshme të numrit të viktimave nga Covid-19.
IKSHPK-ja thotë se në orët e fundit kanë humbur jetën pesë qytetarë, duke e çuar numrin total të vdekjeve 1.225, që nga fillimi i pandemisë.
“Numri total i rasteve pozitive është 47.499 raste nga 166.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.225 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.956 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.318”, thuhet në njoftim.
Rastet pozitive:
Komuna Prishtinë 139 raste, Podujevë 25 rast, Fushë-Kosovë 19 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 16 raste, Drenas 14 raste, Mitrovicë 13 raste, Gjilan 12 raste, Ferizaj 10 raste, Rahovec 6 raste, Vushtrri 5 raste, Obiliq 4 raste, Klinë 3 raste, Skënderaj 3 raste, Viti 3 raste, Prizren 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Ranillug, Shtime dhe Suharekë.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë krahas buletinit ditor për shifrat e Covid-19, kërkon nga qytetarët të tregohen vigjilentë dhe të shmangin vendet ku vihen re grumbullime masive.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta