Mentor Kikia: Shpresoj që Çuçi do e zhveshë policinë nga nuancat e repartit ushtarak
Mentor Kikia, drejtor i Informacionit në “Klan Plus” thotë se zgjedhja e Blendi Çuçit në krye të Ministrisë së Brendshme dhe Milva Ekonomi në Ministrinë e Bujqësisë janë “dy zgjedhje më të mira në kabinetin ‘Rama’”. Z. Kikia theksoi se vendosja e Çuçit si ministër i Brendshëm nuk pritej por e konsideron atë si personin e duhur për të tejkaluar situatën e krijuar nga revolta dhe protestat për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.
“Dërgimi i Çuçit mendoj se është një zgjedhje e mençur e Kryeministrit për shkak të karrierës dhe biografisë së z. Lleshaj, policia kishte marrë nuancën e një reparti ushtarak. Ajo që pres, jo se do të ndryshojnë politikat e qeverisë sepse ato nuk i bën thjesht një ministër por është kryeministri që orienton politikat, por një ministër ka në dorë të jetë më profesionist dhe mendoj se Çuçi do të jetë në gjendje ta bëjë këtë”, u shpreh drejtori i Informacionit në “Klan Plus”.
“Nuk di se për çfarë mund ta akuzojnë, nuk kanë argument për ta kryqëzuar. Kërkohet një njëri për të ulur tempin ushtarak që i kishte dhënë z. Lleshaj me një lloj niveli të lartë të agresivitetit të forcave të policisë. Le ta quajmë në mënyrë figurative do ta ajrosë”, shtoi z. Kikia.
Gazetari i njohur nuk i kurseu aspak lavdërimet për Milva Ekonomin që do të jetë ministre e re e Bujqësisë, duke thënë se shpreson që do të ndërmarrë reforma zhvilluese për bujqësinë.
“Është një zgjedhje shumë e mirë. Ekonomi është një grua model dhe një zyrtare model. Është larguar nga Ministria e Ekonomisë duke mos lënë asnjë hije dyshimi. Është modeli i një gruaje që ka qenë aktive dhe në përpjekje për të drejtat e njeriut. Mendoj se meriton të duartrokitet për përkushtimin që ka pasur dhe nuk gaboj në superlativat”, u shpreh ai.
“Shpresoj që këto kredite njerëzore që këta dy ministra posedojnë t’i japin në krye të institucioneve ku janë zgjedhur tashmë për të shërbyer më mirë. Shpresoj që Milva të ngulë një gozhdë të parë në përpjekje për të ngritur ca hulli afatgjatë të mbështetjes së fermerëve”, përfundoi z. Kikia.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta