Raporti për “kapjen e shtetit’’, shihet me shqetësim ndikimi i krimit në zgjedhje

16 Dhjetor 2020 | 15:55

Në raportin e “Transparency International” për kapjen e shtetit trajtohet me shqetësim edhe çështja e lidhjeve të krimit me politikën në Shqipëri.

Raporti vëren me shqetësim ndikimin e klientelizmit politik dhe korrupsionit në zgjedhje. Për këtë çështje, në raport merret si shembull rasti i përgjimeve që dolën për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako me anëtarit e grupit të Avdylajve.

“Një shembull i klientelizmit politik paraqitet në rastin e ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, anëtar i komitetit drejtues të Partisë Socialiste në atë kohë dhe përgjegjës për fushatën zgjedhore në Durrës gjatë zgjedhjeve të vitit 2017 në Shqipëri. Dako bashkëpunoi me klanin lokal Avdylaj në blerjen e votave dhe frikësimin e votuesve në këmbim të trajtimit të favorizuar në institucionet lokale”, thuhet në raport.

Më tej raporti tregon se si pushteti gjyqësor trajton në mënyrë joefektive korrupsionin nga zyrtarë të nivelit të lartë. Për këtë gjë si ilustrim përdoret ish-ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri dhe akuzat që u ngritën drejt tij në çështjen e privatizimit të CEZ.

Por gjithashtu edhe lidhjet e krimit me politikën cilësohen si shqetësuese në raport dhe në këtë pikë përmendet rasti i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u akuza për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, por në vitin 2019 Gjykata e shpalli fajtor vetëm për veprën e abuzimit me detyrën.

Raporti thekson se klanet ekonomike në Shqipëri kanë aftësinë që përcaktojnë aleancat e partive politike me qëllim që të përfitojnë prej tyre.

 Për koncesionin e autostradës Milot-Balldren, “Transparency International” thekson faktin se ai ishte propozim i pakërkuar nga një kompani e lidhur ngushtë me qeverinë socialiste. Fjala në këtë rast është për biznesmenin Ndue Kola themelues A.N.K Sh.P.K  që përmendet si i lidhur me Partinë Socialiste edhe pse kompania në momentin që ka garuar ka qenë në emër të vëllait të tij, Agim Kola.

Ndërkaq, Shqipëria përmendet për mirë në raport, në krahasim me vendet e rajonit par implementimin e reformës në drejtësi, fushë ku lë pas Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026