A do t’i ulë palët në tryezë për të gjetur presidentin e ri? Vjosa Osmani i përgjigjet interesimit të Euronews Albania
Presidenti i vendit, Ilir Meta, priti sot në një takim ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanin. Gjatë konferencë së përbashkët për mediat, të dy presidentët folën për një sërë çështjesh, mes tyre dhe idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kreu i shtetit shqiptar i pyetur nëse ka folur me znj. Osmani për akuzat, që ai ka drejtuar ndaj Ramës duke e cilësuar atë si një nga personat që mbështet shkëmbimin e territoreve, z. Meta iu përgjigj pyetjes së Euronews Albania si vijon:
“Qëndrimi ka qenë dhe është i qartë se ndryshimi i kufijve në Ballkan është i tmerrshëm, sepse është provuar që është kriminal dhe sjellë gjenocid, krim, shkatërrim, armiqësi, dhe sjellë shpopullim, dhe besoj se nuk ka vend për të ndodhur ndonjë eksperiment në Ballkan. Ky ka qenë një qëndrim i qartë, është dhe do të jetë i imi.Të gjitha institucionet e Shqipërisë për 20 vjet kanë patur dhe kanë këtë qëndrim. Cilido që del në mënyrë publike apo në mënyrë informale jashtë qëndrimeve bën një politikë që nuk është në shërbim të interesit kombëtar”, tha Meta.
Gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji pyeti znj. Osmani nëse do të ulë në një tryezë liderët politikë në Kosovë për të zgjidhur çështjen e zgjedhjes së presidentit, por për këtë pjesë, ajo dha këtë arsyetim:
“Natyrisht se e ndjej për obligim që të ftoj liderët politikë që janë për interes imediat për qytetarët, dhe ato janë pandemia në radhë të parë, çështjet me ekonominë në radhë të dytë dhe tema e dialogut Kosovë-Serbi, i cili kërkon unifikim të spektrit politik kosovar. Mirëpo, çështja e zgjedhjes së presidentit, është çështje e partive dhe në Kushtetutën tonë presidenti i vendit përfaqëson unitetin popullor dhe jo domosdoshmërisht atë partiak. Obligimi parësor është që të thërras liderët dhe të flas me ta për ato (tema) që ka interes qytetar, dhe jo për interes afatshkurtër të partive të caktuara. Siç e thashë më herët, moszgjedhja e presidentit nuk çon në katastrofë, por në fakt çon në zgjedhje, të cilat sjellin më shumë demokraci, prandaj si presidente në detyrë mendoj se do ishte gabim i madh të interferoja në çfarëdo bisedimi, që sot disa parti po e bëjnë. Por përkundrazi, detyra ime është që të garantoj stabilitetin për institucionin që udhëheq dhe të flas për të gjithë liderët për menaxhimin e pandemisë dhe për riunifikim të pozicionit tonë karshi Serbisë. Këto janë prioritete”, tha ajo.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet