Kundërofensiva ukrainase e fokusuar në Bakhmut. Putin: Deri më tani kanë dështuar
Trupat ukrainase kanë kaluar në kundërofensivë në Bakhmut, në perëndim të Donjeckut dhe në jug të Zaporizhias.
Instituti për Studimet e Luftës deklaroi se njësitë ushtarake kanë kryer kundërsulme me rezultate të ndryshme në të paktën tre zona të Bakhmutit.
Në komunikimin e përnatshëm, presidenti Zelensky ishte i paqartë për lëvizjet e forcave të tij, por pranoi se ato i kanë fokusuar luftimet në të gjitha drejtimet.
“Për ushtarët tanë, për të gjithë ata që janë në fushën e betejës, ne po shohim heroizmin tuaj dhe ju jemi mirënjohës për çdo minutë të jetës tuaj, që është jetë për Ukrainën”, tha Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.
Në anën tjetër, Vladimir Putin deklaroi hapur se kundërofensiva ukrainase ka nisur, por nënvizoi se përpjekjet e saj deri më tani kanë dështuar.
Edhe Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se kishte zmbrapsur 12 sulme ukrainase në këto zona.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta