Gazetari zbërthen skemën zhvatëse, çfarë u synua të gatuhej në rrugën Milot-Balldren
Raporti i ”Transparency International” vërejti se Shqipëria ka shtuar ato që njihen si “ligje me porosi”, të cilat në thelb bëhen për të ndihmuar një grup të caktuar, dhe interesat që ato përfaqësojnë. Kështu, në raport si shembull për të ilustruar këtë qasje është përdorur projekti për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren.
Gazetari dhe eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli tregoi në Euronews Albania skemat, të cilat sipas tij, janë përdorur me këtë rrugë për të zhvatur paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Ai tha se kjo rrugë fillimisht ishte klasifikuar në kategorinë C1, term ky që përdoret për të treguar se rëndësia e kësaj rruge dhe kostoja për ndërtimin e saj nuk është shumë e lartë, por pas ndërhyrjeve të sipërmarrjes kjo rrugë është klasifikuar e kategorisë A, duke shtuar me 80 mln euro më shumë koston e saj.
“Çfarë është bërë me rrugën Milot Balldren? Kapja e shtetit është shumë e fortë edhe e kristalizuar. E thotë një raport e KLSH, nuk e thotë një qytetar i thjeshtë një ekonomist, por e thotë e edhe një grup auditorit që e kanë parë kontratë për këtë aks rrugor. Çfarë ka ndikuar aty? Kjo rrugë ishte planifikuar sipas studimit e leverdisshmërisë si rrugë e natyrës C1, për të gjithë ata që janë ekspertë të rrugëve nuk duhet të jenë me një gjerësi të jashtëzakonshme, sepse trafiku nuk, është një rrugë e cila nuk do jetë me kosto të lartë, dhe papritmas për shkak të kapjes së shteti kjo rrugë nga rrugë e klasit C1, kaloi në rrugë e klasit A. Do të thotë se kostoja e kësaj rruge kaloi nga 60. 5 mln euro, në 140 mln euro, rreth 80 mln euro diferencë është rezultat i pastër i kapjes së shtetit, këtë nuk e thotë vetëm KLSH, por edhe Transparency International. Ne po e paguajmë shtrenjtë këtë maskaradë, që është bërë në kurriz të parave tona”, tha ai.
Për të shpëtuar nga fenomeni i kapjes së shtetit gazetari Çoçoli tha se duhet ndryshuar ligji për PPP-të.
“Ekonomia e vendit tonë është kapur për fatin se bëhet një ligj pasi një sipërmarrës i fuqishëm dështon ta ketë atë ligj. Ne kemi folur dividenti se si u ndryshua. Kjo u në për të kënaqur një grupo të caktuar. Duhet të ndryshohet ligji mbi PPP-të. Projekti i leverdisshmërisë të mos e ketë më qeveri, por ta ketë parlamenti. Qeveria të mos ketë gurin edhe arrën”, u shpreh ai.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta