Adrian Thano: Revolta shkon përtej Ramës dhe PD, është me të gjithë klasën politike
Adrian Thano, kryeredaktor i gazetës “Dita” thotë se ngjarjet e fundit duhet ndarë në tre pika; vrasja e Klodian Rashës, revolta dhe dhuna. Sipas tij vrasja e 25-vjeçarit nuk ishte një ngjarje spontane, por një vrasje që ka një eskalim të dhunës nga një segment i policisë që po përdoret politikisht.
“Që të jem konkret reparti “Shqiponja” dhe “Shigjeta” në vijimësi kanë demonstruar episode dhune. Është një segment i policisë që është aktivizuar nga një strategji politike”, u shpreh Thano.
Kryeredaktori i gazetës “Dita” nënvizoi se dhuna e policisë vjen kryesisht për shkak të mungesës së profesionalizmit nga ana e policisë pasi shumë prej tyre kanë bërë vetëm një trajnim 6-mujor.
Për dhunën gjatë protestës, Thano theksoi se “policia e ka detyrë që të ndajë protestuesin e dhunshëm nga protestuesit paqësor” dhe duhet ndarë “dhuna e protestuesve nga ndjenja e revoltës”.
“Revolta shkon përtej Ramës, përtej PD është me të gjithë klasën politike. Të rinjtë kanë dalë për atë që nuk duan ndonëse mund ta kenë të paqartë atë çfarë duan”, shtoi ai.
Ndonëse kishte një ndjenjë të madhe revolte, Thano tha se ajo u shua për shkak se partitë e mëdha nuk kanë moral dhe foli për një marrëveshje të heshtur mes tyre për të ruajtur pushtetin mes tyre.
Kryeredaktori i “Dita” debatoi ashpër me përfaqësues të forumeve rinore të PD dhe LSI duke thënë se ata duhet të distancohen nga “mëkatet” e liderëve të partive të tyre që të fitojnë simpatinë e revoltuesve.
Adrian Thano tha se mes protestuesve ishte dhe djali i tij 19 vjeç dhe tregoi një episod. “Kur mora vesh që do të shkonte në protestë desh përsërita gabimin që bëri babai im me mua. Kur Berisha erdhi në Fier për herë të parë dola në miting dhe kam ngrënë të vetmen shpullë. Të njëjtën gjë desh bëra dhe me djalin tim, por thash dale pak”, tregoi Thano.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta