NBA, basketbollisti Antetokounmpo nënshkruan kontratën më të majme në histori
Basketbollisti i Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo nënshkroi së fundmi kontratën më të majme në historinë e basketbollit, një kontratë që do ta shpërblejë në total me 228.2 milionë dollarë.
Dy herë Lojtari më i Çmuar i NBA-it (MVP), greku me origjinë nigeriane nënshkroi së fundmi zgjatjen e kontratës me Milwaukee edhe me pesë vite të tjera.
Lajmi u konfirmua nga agjenti i tij për mediat amerikane. Njëzetegjashtëvjeçari do të shpërblehet me rreth 200 mijë dollarë më tepër se sa rekordi i vendosur më herët në vitin 2017 nga basketbollisti i Houston Rockets, James Harden – 228 milionë dollarë.
“Kjo është shtëpia ime, qyteti im, jam i bekuar të jem sërish pjesë e Milwaukee Bucks edhe për pesë vite, le t’i bëjmë këto vite të vlejnë më shumë, spektakli duhet të vijojë,” – shkroi në rrjetet sociale Antetokounmpo.
This is my home, this is my city.. I’m blessed to be able to be a part of the Milwaukee Bucks for the next 5 years. Let’s make these years count. The show goes on, let’s get it. ??? pic.twitter.com/895tCBE9RK
— Giannis Ugo Antetokounmpo (@Giannis_An34) December 15, 2020
Kjo kontratë e radhës është një tjetër hap i madh për basketbollistin, që lindi në Athinë nga prindër emigrantë nga Nigeria dhe që dikur fitonte para duke tregtuar rrugëve ora, çanta dhe syze dielli.
Bucks e mbyllën me rekord pikësh sezonin e shkuar të NBA-it për sa i përket Ligës së Konferencës Lindore. Ata sidoqoftë nuk ia dolën mbanë në fazën “Play-Off” ku u eliminuan nga Miami Heat.
Antetokounmpo u vlerësua për të dytin sezon si lojtari më i çmuar dhe fitoi edhe vlerësimin si mbrojtësi më i mirë duke u bërë basketbollisti i tretë në histori, pas Michael Jordan dhe Hakeem Olajuwon që arrijnë këtë sukses.
Sezoni i ardhshëm i NBA-it, i cili u shty për shkak të pandemisë së COVID-19, pritet të nisë më 22 dhjetor.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset