Vuçiç takon liderët serbë të Kosovës, Nexhmedin Spahiu: Gabim trashanik i qeverisë dhe aleatëve amerikanë
Drejtues të Listës Serbe së Kosovës, takuan dje në Beograd presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Presidenca serbe deklaroi se Vuçiç dhe përfaqësuesit politikë e institucionalë të serbëve në Kosovë, kanë arritur disa konkluzione, që për qëllim kanë, ruajtjen e interesave të serbëve në Kosovë.
Për këtë takim, politologu Nexhmedin Spahiu u shpreh në Euronews Albania se po tentohet që të rritet influenca serbe në Kosovë.
Ai theksoi se takimi i djeshëm është një gabim trashanik i qeverisë së Kosovës dhe aleatëve, në radhë të parë amerikanëve.
“Është e qartë, Rusia ndikimin e vet në Ballkan dhe Kosovë tenton ta arrijë përmes shtetit serb. Në Kosovë nuk ka ndonjë aktivitet tjetër të veçantë përveç sa i përket shtrirjes së influencës. Kryesisht ajo është prezente me zyrën e saj e cila këtu në Kosovë këtu ka më tepër një aktivitet konstruktiv, nuk bën diçka që bie ndesh me interesat e Kosovës, por mbahet peng çështja e statusit të Kosovës dhe tentohet që influenca serbe në Kosovë të jetë sa më e madhe dhe duke i ndihmuar atë në arenën ndërkombëtare. Sa i përket takimit të Listës Serbe ka qenë një gabim trashanik i qeverisë së Kosovës dhe aleatëve, në radhë të parë amerikanëve, të cilët në një moment të caktuar kur kishim një forcë politike serbe në Kosovë dhe ishte e pavarur nga Beogradi, ishte e përfaqësuar në parlamentit e Kosovës, ajo filloi të krijojë një legjitimet të mirë, iu kthyen dhe ndihmuan Vuçiç-in që ta shkatërrojë këtë forcë politike dhe ta dominojë skenën politike në mesin e serbëve të Kosovës përmes krimit të Listës Serbe. Kjo u bë përmes një serie vrasjesh politike. ”, tha ai.
Për pyetjen se a do të ketë destablizim në Kosovë me zhvillimet e fundit, z.Spahiu theksoi se nuk beson se kjo gjë do të ndodhë, pasi fuqia numerike e Listës Serbe në Kosovë është e vogël.
“Nuk mendoj se do të ketë. Mendoj që fuqia numerike e listës serbe është e vogël, është forca e pestë politike në Kosovë. Minoriteti serb në Kosovë është i vogël në numër. Por, në kuptimin e organizmit është më shumë cilësor, sesa vetë komuniteti shqiptar që përbën shumën absolute të popullatës”, u shpreh ai më tej.
Sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit, politologu tha se ai duhet të zgjidhet me votë nga populli.
“Zgjedhja e presidentit të Kosovës bëhet nga parlamenti. Ndërkohe në vendet e Ballkanit zgjedhja e presidentit bëhet me votë direkte. Kjo është zgjidhja më e mire. Zgjedhja e presidentit me votë direkte, vota direkte gjithmonë prodhon një president. Gjithmonë një nga kandidatët do të fitojë një votë më shumë. Nuk ka nevojë për pazare”, u shpreh ai.
Lexoni gjithashtu:
Aleksandar Vuçiç takon liderët serbë të Kosovës, brenda 72 orësh publikohen konkluzionet
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta