Paketa për rimëkëmbjen, Hoti: Të premten masat e reja kundër COVID-19

17 Dhjetor 2020 | 08:03

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u takua të mërkurën me Përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës për të diskutuar mbi masat e reja anti-COVID si dhe për paketën e re të Rimëkëmbjes.

Gjatë konferencës për shtyp kryeministri i Kosovës, tha se gjendja nuk pritet të përmirësohet gjatë javëve të ardhshme, ndërsa përmendi si shembull shtetet në Evropë të cilat kanë ashpërsuar masat e parandalimit të përhapjes së coronavirusit

Kryeministri Hoti u shpreh se ka rënë dakord me Odat Ekonomike që të përpilojnë masat për Pakon e re të Rimëkëmbjes, teksa tha se të premten do të vendosen masat e reja për COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë kryer 1158 teste të dyshuara për Covid-19, ndërsa 296 prej tyre kanë rezultuar të prekur.

Numri i rasteve aktive ka rënë ndjeshëm por sidoqoftë Ministria e Shëndetësisë në Kosovë krahas buletinit ditor për shifrat e COVID-19, apeloi që qytetarët të tregohen vigjilentë dhe të shmangin vendet ku vihen re grumbullime masive.

Në Kosovë numri i rasteve aktive është 11.318.

 

Lexoni gjithashtu: 

Mbledhje e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të RMV, pritet të nënshkruhen 20 marrëveshje

Vaksina anti-covid në Kosovë, Hoti: Presim të marrim për 20% të popullsisë

Bie numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026