Emri Vata: Policia nuk është ”delja e zezë”, po kalon ditët e saj më të vështira
Emri Vata, ish-drejtues i Policisë së Shtetit në një intervistë për Euronews Albania foli më tepër rreth problematikave të Policisë ku dhe theksoi se kjo e fundit po kalon ditët më të vështira të saj.
Ai tregoi se protesta ishte tërësisht e arsyeshme duke qenë se dhe ngjarja ishte delikate.
Sipas tij, gjithë protestuesit që shfaqën shenja dhune ishin persona të cilët kanë pasur një histori personale qoftë me Policinë e Shtetit, qoftë më instancat shtetërore. Për këtë arsye ata u shfaqën me gjithë atë mllef.
“Sa i përket veprimeve policore protesta nuk ishte e përmasave aq të mëdha sa të përdorej gaz lotsjellës apo ujë për një numër aq të vogël të protestuesve,” – tregoi Vata.
Sipas ish-drejtorit të Policisë së Shtetit forma e qeverisjes së tanishme është e barazvlefshme me terrorin.
Në gjykimin e tij rekrutimi i punonjësve të Policisë dhe forma se si ata trajnohen duhet të jetë një çështje me prioritet sepse nuk mund të përgjithësohet e gjithë Policia e Shtetit nga një person i vetëm i cili përgjegjësinë penale për veprimin e bërë do ta mbajë individualisht.
Pyetur nga gazetarja Mulaj nëse efektivët e Policisë po trajtohen në mënyrën e duhur, Emri Vata tregoi se ishte për të ardhur keq që në këtë shtet shihet Policia si delja e zezë kur në fakt nuk është ashtu.
“Shteti e ka lënë pas dore Policinë e Shtetit në radhë të parë nga ana financiare. Nga këndvështrimi im dhe nga ajo që mësoj nga kolegët e mi trajtimi financiar është përtokë. Kanë paga të pamarra,” – u shpreh Vata teksa theksoi se një polic duhet të paguhet shumë mirë ndërkohë që aktualisht nuk paguhen as për aq sa meritojnë.
Ndër të tjera ai përmendi se trajnimi profesional dhe shkollimi nuk është në lartësinë e duhur për një instancë kaq të rëndësishme sa Policia.
Së fundmi pyetur nëse një punonjës Policie ka fuqi të refuzojë një urdhër të paligjshëm të eprorit, Emri Vata tha se kjo është diçka e cila përcaktohet dhe në Ligjin e Policisë së Shtetit.
“Është e përcaktuar që një urdhër i pazbatueshëm, vartësi mund ta refuzojë në çfarëdolloj aspekti, në çdo lloj mënyre dhe çdo lloj momenti. Urdhri i pazbatueshëm nuk zbatohet,” – sqaroi z. Vata.
I gjithë problemi qëndron se një vartës duhet të ketë formimin dhe mbrojtjen e duhur për të kuptuar kur duhet të refuzojë një urdhër.
Lexoni gjithashtu:
Konfrontimet në protesta, Endri Shabani i ashpër: Policia është çetë e armatosur
Ish-ministri Dritan Demiraj: Policia e politizuar rrezikon seriozisht zgjedhjet e ardhshme
Situata e COVID në vend, Policia: Respektoni masat që mos të kalohet në një mbyllje tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta