Kreu i Sindikatës së Policëve: Punojnë në kushte të mjerueshme, qeveria po hesht përballë situatës

17 Dhjetor 2020 | 11:32

Kreu i Sindikatës se Policisë, Sadedin Fishta në një intervistë për Euronews Albania tha se Policia është një organ që në detyrat e saj ka dhe përdorimin e dhunës në mënyrë përpjestimore me situatat që krijohen.

Sipas tij në protestat e fundit Policia ka reaguar në përputhje me situatat e krijuara të cilat kanë qenë goxha të rënda.

“Policia është pasqyrë e qeverisjes. Mënyra se si e percepton qeveria strategjinë për ta vendosur këtë Polici në kolonat e një policie demokratike dhe refeltkimi i kësaj strategjie është mënyra si i zgjidh policia detyrat në terren,” – sqaroi Fishta.

Sipas tij ankesa e çdo qytetari duhet të merret në konsideratë dhe polici i cili ka ushtruar dhunë duhet të hetohet.

Teksa përmendi tre parimet bazë të Policisë:

  • Mbrojtjen e qytetarëve
  • Mbrojtja e vetes dhe kolegëve
  • Mbrojtja e personave që kryejnë një vepër penale të cilët duhen vendosur para përgjegjësisë ligjore

Sadedin Fishta theksoi se përgjegjësia për veprimet e Policisë në protestat e fundit është e dyanshme duke filluar me titullarin që i nxjerr efektivët të pambrojtur në një situatë të rrezikshme dhe duke përfunduar te vetë efektivi që tejkalon përdorimin e masës së dhunës.

Ndër të tjera kryetari i Sindikatës së Policëve solli në vëmendje se që nga fillimi i pandemisë policët kanë punuar në kushte të vështira.

Ai tregoi se numri i efektivëve që kanë humbur jetën është shumë i përafërt me atë të mjekëve dhe përballë kësaj situate qeveria ka heshtur.

Problematikat janë të shumta, siç tha dhe Fishta, ku policët punojnë shtesë rreth 60 orë dhe në muaj vetëm 16 prej tyre paguhen, që sipas tij është “absurde”.

Ai apeloi se nuk duhet të fokusohemi vetëm te zbatimi i kërkesave ndaj detyrës, që sigurisht ka shumë rëndësi, por edhe tek zbatimi i të drejtave të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026