Putin dekoron Dodik me urdhrin e lartë

13 Qershor 2023 | 08:18

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ka dekoruar Presidentin e Republikës Serbe, Milorad Dodik, me Urdhrin e Aleksandar Nevskit, në kuadër të Ditës së Rusisë.

Dodik e bëri të ditur këtë në llogarinë e tij në Twitter, duke thënë se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Republika Srpska janë miqësore dhe plot mirëkuptim.

“Rusia është e rëndësishme për Serbinë sepse ajo zbaton vazhdimisht Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit, nuk bën gjëra që duken si eksperiment. Ne e vlerësojmë këtë, si dhe rolin e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, sepse ajo është e gatshme të dëgjojë qëndrimin e Srpska-s, dhe jo vetëm gënjeshtrat që po përpiqen të përhapin përfaqësues të ndryshëm të lartë. Serbia bashkëpunon me Rusinë, por ne nuk kemi asgjë kundër bashkëpunimit me vendet e tjera lindore dhe perëndimore. Ne jemi neutralë në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, nuk i bashkohemi sanksioneve perëndimore kundër Rusisë dhe duam që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Në pritjen në Banja Llukë, e urova ambasadorin Igor Kalabuhov për Ditën e Rusisë. Të pranishmëve u thashë se jam jashtëzakonisht krenar për çmimin që më dha Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, për kontributin tim të madh në zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet Federatës Ruse dhe Bosnje-Hercegovinës dhe forcimin e partneritetit me Republikën Serbe”, ka shkruar Dodik.

Dodik është i sanksionuar nga SHBA-të për lidhjet e tij me krimin dhe Rusinë. Ai është bashkëpunëtor i afërt me Putinin dhe njeriu më i besuar i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Në 2019, presidenti rus Vladimir Putin dekoroi me Urdhrin e Shën Aleksandër Nevskit edhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, me motivacionin “Për kontributin e tij të madh personal në bashkëpunimin shumëpalësh me Federatën Ruse”,

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026