Stërvitja më e madhe në histori, NATO mesazh të qartë Rusisë

13 Qershor 2023 | 16:38

NATO ka nisur  hënën stërvitjen  ajrore më të madhe në histori.  Seria e manovrave ajrore të koordinuara nga Gjermania synon të tregojë forcën dhe unitetin e aleancës ushtarake perëndimore, përballë luftës në Ukrainë.

Stërvitja “Air Defender 23” do të zgjasë deri më 23 qershor, duke bashkuar rreth 250 avionë ushtarakë nga 25 anëtarë të NATO-s dhe shtete partnere, duke përfshirë Japoninë dhe Suedinë.

Rreth 10,000 persona marrin pjesë në stërvitjet, të cilat synojnë të forcojnë ndërveprimin dhe mbrojtjen kundër dronëve dhe raketave të lundrimit në rast të një sulmi ndaj qyteteve, aeroporteve ose porteve të vendosura në territorin e NATO-s. Stërvitja u projektua në vitin 2018, pjesërisht në përgjigje të aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, megjithëse nuk synon në mënyrë specifike “askënd”, u shpreh shefi i Forcave Ajrore Gjermane.

Ai shtoi se NATO është e vendosur të mbrojë “çdo centimetër” të territorit të saj. Sipas ambasadores së SHBA në Gjermani manovrat do të synojnë gjithashtu t’i dërgojnë një mesazh Rusisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026