Presidentja në detyrë e Kosovës përmend ”vijat e kuqe” për dialogun me Serbinë
Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani, përballë gazetares Ilva Tare në Euronews Albania, ka folur gjatë për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Gjatë intervistës znj. Osmani u shpreh se Kosova asnjëherë nuk e ka refuzuar këtë proces edhe pse Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Ajo tha se Kosova ulet në tryezën e dialogun, por shtoi se vendi i saj këtë hap e bën duke listuar një sërë çështjesh, të cilat duhet të konsiderohen si “vija të kuqe”.
“Dialogun në nuk e refuzojmë asnjëherë, përkundrazi Kosova, pavarësisht se kush ka qenë në krye të saj gjithmonë ka shtrirë dorën e bashkëpunimit në raport me Serbisë, përkundër faktit se Serbia nuk ka kërkuar falje. Dialogun ne nuk e refuzojmë, por ne dialogun e kërkojmë në përputhje me kushtet dhe parimet e caktuara. Është komplet e shëndetshme me secilin shtet, edhe kur negocion me kushte tregtare apo ekonomike, që para se të negociojë një qeveri apo përfaqësues, vendos vijat e kuqe se cilat janë çështje përtej të cilave nuk mund të shkosh”, tha ajo.
Ajo tha se Kosova ka nevojë për unitet të brendshëm në raport me dialogun, i cili do vijojë në Bruksel.
“Pra, unë e kam, që para se të shkoj kushdo nga ne në Bruksel, të kemi një unifikim të pozicionit tonë të brendshëm, dhe pastaj secili nga ne ta dijë se cili është kufiri që nuk mund ta kalosh. Dhe cili është kufiri të cilin natyrisht do ta pranonin të gjithë në Parlament, sepse marrëveshjet që nënshkruhen në Bruksel nuk mund t’i vendosim në xhepin tonë dhe t’i mbajmë si suvenire, por ato duhet ta kenë një shumicë prej 2/3 në Parlamentin tonë nëse dëshirojmë të gjejnë zbatim, përndryshe do të kemi një stërzgjatje të këtij procesi, i cili i shkon përshtat Serbisë”, tha ajo.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta