Si tejkalohet ngërçi për presidentin? Vjosa Osmani tregon rrugën që duhet të ndjekë Kosova
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh Presidentja në detyrë Vjosa Osmani ka analizuar situatën politike, ndërsa u ndal edhe tek përplasjet e partive politike, të cilat ende nuk kanë gjetur një konsensus për presidentin e ri.
Përballë gazetares, Ilva Tare në Euronews Albania, znj. Osmani u shpreh se deri në fund të muajit janar, palët politike në Kosovë do të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje.
“Në rrethanat aktuale nuk duhet se një gjë e tillë të jetë e mundur. Dje thashë në një konferencë me presidentin Meta se: Politika në Kosovë mund të jetë komplet e paparashikueshme, por në rrethanat aktuale nuk po duket se ka konsensus nga partitë për zgjedhjen e presidentit gjatë këtyre muajve. Besoj se deri në fund të muajit janar gjithçka do të qartësohet dhe do të dihet në qoftë se partitë politike do të shtyjnë përpara zgjedhjen e presidentit apo do të dakordohen për zgjedhjet. Kjo është më tepër krizë në vendimmarrje se sa diçka tjetër”, tha ajo.
Ajo tha se personalisht mendon që alternativa më e mirë në këto kushte do ishin zgjedhjet e parakohshme. Ky hap shtoi ajo do të prodhonte më shumë demokraci për të tria institucionet, si Kuvendin, Qeverinë dhe Presidentin.
“Problemi themelor është kur zgjedhja e presidentit lidhet drejtpërdrejt me fatin e një qeverie, nuk do duhej të ishte ashtu. Në fakt për vite të tëra unë kam kërkuar ndryshimin e Kushtetutës që zgjedhja e presidentit të bëhet drejtpërdrejt nga qytetarët dhe i jep më shumë legjitimitet. Deri tani me mënyrën se si ka shkuar, me pazare politike brenda parlamentit nuk ka prodhuar rezultate të mira. Pa asnjë hezitim e kam thënë disa herë, një situatë kur nuk ka një shumicë parlamentare, që nuk po arrin të marrë vendime të rëndësishme për vendin, më e mira sipas mendimit tim do të ishte që parlamenti të shpërndahet, natyrisht edhe si rezultat i moszgjidhjes së presidentit, sepse është procedurë e tillë kushtetuese, dhe pastaj të kishte zgjedhje, të cilat do të prodhonin Parlament me të fuqishëm, një qeveri me numra më të mëdhenj, dhe një qeveri më të fuqishme dhe jo aq fraxhile siç është tani, dhe pastaj do të ishte shumë më lehtë të zgjidhje edhe një president që do derivionte nga ky parlament i ri. Zgjedhjet e reja do të sillnin më shumë demokraci, dhe më shumë legjitimitet për të tria institucionet, për Kuvendin, qeverinë, por edhe për presidentin që do të zgjidhej”, tha ajo.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta