Vjosa Osmani: Serbia ka bërë krime të llahtarshme dhe e vërteta do të dalë shumë shpejt

17 Dhjetor 2020 | 19:57

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani tha në intervistë me Ilva Taren në Euronews Albania se lufta e Ushtrisë Çlirimtare nuk mund të njolloset dhe se e vërteta për gjenocidet e Serbisë do të dalë shumë shpejt.

E pyetur nga gazetarja Ilva Tare se si e shihte përfundimin e procesit të gjykimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së, Osmani tha se “nuk do të jetë proces i lehtë” mirëpo iu shmang komenteve direkte duke thënë se nuk i takon politikanëve të flasin për këtë pjesë.

Sipas Osmanit sjellja e udhëheqësve të Kosovës në raport me drejtësinë ka qenë e dinjitetshme dhe se kjo e ka ndihmuar vendin që të mbajë stabilitetin institucional përkundër sprovave të vazhdueshme që janë hasur.

Presidentja në detyrë e Kosovës tha me bindje se nuk ka gjykatë dhe përpjekje që mundet ta njollosë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“E thashë edhe sot në Kuvendin e Shqipërisë, ishte luftë për pragun e shtëpisë dhe vetëmbrojtja nuk është asnjëherë krim, ushtarët tanë kanë mbrojtur popullatën civile të pambrojtur e cila sulmohej dhe masakrohej nga Serbia, kjo është e vërteta që ne e kemi parë,” – theksoi Osmani teksa kujtoi marrëveshjet e shkuara, ku një prej tyre ishte dhe demilitarizimi i UÇK-së pas luftës.

Osmani tha se në Kosovë kanë ndodhur gjenocide dhe për këtë duhet ngritur zëri vazhdimisht pasi Serbia po i fsheh krimet dhe ata që i kryen këto krime.

“Ajo që na takon ne është që të flasim për atë çka ka ndodhur në Kosovë dhe që Serbia ka kryer krime të llahtarshme dhe meriton të dënohet për të gjitha këto,” – këmbënguli Osmani.

 

Lexoni gjithashtu:

Një grua me dy poste në krye të Kosovës, Vjosa Osmani: Përgjegjësi morale ndaj qytetarëve që më besuan

Sfida e Vjosa Osmanit unifikimi i qëndrimeve karshi Serbisë: Do përpiqem t’i bashkoj liderët politikë

Vjosa Osmani komenton mungesën e kryeministrit Rama gjatë fjalimit të saj dhe shkarkimin e kreut të AKI-së

Ndiqni intervistën e plotë:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021