I jepet lamtumira e fundit Silvio Berlusconit, Milano nën masa të rrepta sigurie
Milano po përgatitet t’i japë lamtumirën Silvio Berlusconit me funeralin shtetëror që do të mbahet sot në orën 15:00 në Duomo dhe do të kremtohet nga kryepeshkopi i qytetit Mario Delpini.
Masat e sigurisë të vendosura për këtë rast janë të rrepta duke qenë se Presidenti i Republikës Sergio Mattarella, Kryeministrja Giorgia Meloni dhe të paktën 32 zyrtarë qeveritarë do të mbërrijnë në qytet me një fluturim shtetëror nga Linate, si dhe krerët e shtetit dhe zyrtarë të huaj duke përfshirë hungarezin Viktor Orban.
Sakaq, në Piazza Duomo, e cila do të rrethohet nga ora 10 e mëngjesit të sotëm dhe do të ruhet nga forcat e rendit si e gjithë zona, priten mijëra qytetarë të cilët do të mund të marrin pjesë në funeralin e ish-kryeministrit nga dy ekranet që janë ngritur për këtë rast.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta