Shumë prej tyre dhanë dorëheqjen ose emigruan jashtë vendit, policët shqiptarë më pak të paguarit në rajon

18 Dhjetor 2020 | 06:43

Punonjësit e policisë në Shqipëri rezultojnë më pak të paguarit krahasuar me pagat e kolegëve në rajon.

Euronews Albania ka bërë një bilanc të pagave për punonjësit e policisë me gradë inspektor ku rezulton se në krahasim me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, Shqipëria renditet e fundit. Një inspektor policie në Shqipëri merr 409 euro si pagë bazë ose 500 mijë lekë, në Maqedoninë e Veriut me 435 euro, në Kosovë paguhet 454 euro, ndërsa në Serbi 600 euro.

Problematika të tjera të policisë në vend janë dhe orët shtesë, dietat, heqja e largësisë nga vendbanimi kur punonjësit punojnë në qytet tjetër, mungesa e transportit etj.

Vetem gjatë vitit 2019, rezulton 260 efektivë policie dhanë dorëheqjen nga radhët e policisë së shtetit, teksa një numër i konsiderueshëm efektivësh kanë emigruar jashtë vendit. 

Sindikata e policisë bën të ditur se sot punonjësit e policisë janë me pagat më të ulëta në Europë dhe që prej vitit 2014, pa asnjë rritje, me gjithë shtimin e inflacionit, të taksave, rritjen e çmimit të energjisë, të ujit etj.

Pagesat e munguara, nga mosnxjerria e akteve n/ligjore, në zbatim ligjit të policisë,  kanë bërë, që, 60% e punonjësve dhe familjet e tyre të kenë të ardhura për frymë sot, nën minimumin jetik.

Sot mbi 40 deri 50% e punonjësve të policisë janë të pastrehë

Sipas kësaj sindikate, policët nuk kanë pasur asnjë mbështetje gjatë pandemisë. Sot janë, aktualisht mbi 1000 mijë punonjës policie të prekur nga COVID-19 që trajtohen në kushte spitalore e shtëpie dhe mbi 20 që kanë ndërruar jetë.

 

Lexoni gjithashtu:

Vrasja e Klodian Rashës, nis hetim për të gjithë repartin ”Shqiponja”

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026