Përjashtim 2-vjeçar për Rusinë, akuzat për manipulim të testeve për doping, CAS përgjysmoi dënimin

18 Dhjetor 2020 | 07:40

Gjykata e arbitrazhit sportiv ka vendosur përgjysmimin e dënimit te dhënë nga Agjencia ndërkombëtare anti-Doping për përjashtimin e Rusisë nga çdo aktivitet ndërkombëtar për shkak të skandalit të zbuluar vite më parë lidhur me manipulimin e përgjigjeve të testeve për doping.

Në Lozane të Zvicrës, CAS nuk pranoi apelimin e federatës ruse, por vendosi që të reduktojë dënimin nga katër vite në dy.

Sportistët rus kanë të drejtë të garojnë në Lojrat Olimpike pa simbolet kombëtare ose nëse përfaqësojnë flamurin e një tjetër vendi.

Në këtë mënyrë Rusia nuk mund të përfaqësohet në Lojërat Olimpike Tokio 2021 si dhe Kampionatet Botërore.

Agjencia e anti-Dopingut akuzoi Rusinë si përgjegjëse për manipulimin e testeve për doping.

Sipas vendimit të CAS, Rusia nuk duhet të garojë në asnjë kompeticion ndërkombëtar, duke përfshirë këtu dhe Kupën e Botës në futboll, por mbetet për tu parë nëse FIFA do e njohë vendimin e Agjencisë Ndërkombëtare Anti-doping.

Pavarësisht akuzave të shumta që nga vitit 2015, Rusia ishte organizatore e kampionatit botëror të vitit 2018.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026