Prezenca e OSBE përshëndet emërimin e anëtarit të pestë në Kushtetuese: Gati të ndihmojmë në rritjen e transparencës
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka përshëndetur votimin një ditë më parë në Parlament të Altin Binajn si anëtar i pestë i Gjykatës Kushtetuese.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook bëhet me dije se Prezenca e OSBE-së e cilëson këtë një hap të rëndësishëm drejt një Gjykate Kushtetuese plotësisht funksionale dhe siguron mbështetje për rritjen e efektivitetit dhe transparencës në këtë institucion themelor.
“Pas zgjedhjes së një gjyqtari tjetër nga Kuvendi, mbetemi në pritje të emërimeve pasuese, me qëllim që Gjykata të jetë në funksion të plotë si një institucion thelbësor për mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë.
Përmes mbështetjes së përkushtuar, Prezenca është e gatshme të vazhdojë ta ndihmojë Gjykatën Kushtetuese për rritjen e efektivitetit dhe transparencës”, thuhet në njoftimin e OSBE”, thuhet në reagimin e OSBE.
Lexoni gjithashtu:
Plotësimi i Kushtetueses, “Ligjet” miratojnë kandidaturën e Altin Binajt
Parlamenti voton me 96 vota pro anëtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese
Ambasadorja Kim dhe Soreca përshëndesin votimin e anëtarit të pestë të Gjykatës Kushtetuese
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta