Mësimi online, Qiraxhi: Studentët shpenzojnë dy milion euro në muaj për internet, të parimbursuara

18 Dhjetor 2020 | 11:24

Një studim i Qendresës Qytetare ka arritur në përfundimin se rreth 120 mijë student shpenzojnë 2 milionë euro në muaj për të blerë internet. Sipas këtij studimi, të rinjve nuk u rimbursohen paratë nga qeveria, universiteti apo nga karta e studentit.

Migen Qiraxhi, anëtar i Qëndresës Qytetare, në një intervistë për Euronews Albania, tregoi se ky sondazh ishte nisur për të shqyrtuar më në brendësi problematikat e mësimit online dhe sa e përballueshme është kjo nga studentët.

“Do të duhet të ngremë këmbanat e alarmit për një sistem arsimor që ka ulur cilësinë e arsimit,” – tregoi ai teksa theksoi se Universitetet kishin një performancë të ulët edhe pa pasur pandemi.

Qiraxhi theksoi se nga një studim i bërë nga Banka Botërore, eficenca e Universiteteve para fillimit të pandemisë ishte 66%, ndërkohë që mësimin online e ndjekin vetëm 60% e studentëve.

Po nga një studim i Bankës Botërore kuptojmë se vetëm 52% e territorit mbulohet me internet dhe ajo çfarë e bën situatën më shqetësuese është që në zona të caktuara studentët shpenzojnë mbi 30 euro në muaj për të mbuluar këtë shërbim.

Pyetur nga gazetarja Çifligu nëse ka një përllogaritje të shumës së parave që shpenzonin studentët para fillimit të mësimit online për internet, Qiraxhi mohoi të kishte një shifër të tillë.

“Këtë përllogaritje nuk e kemi por ajo që e rëndon situatën në këto momente është se e vetmja mënyrë e aksesimit të mësimit sot është nëpërmjet mësimit online që do të thotë që do të thotë që shërbimit që paguhet me tarifat e studentëve për të marrë mësim, tashmë i është shtuar dhe një tarifë indirekte që është ajo e mësimit online,” – shpjegoi aktivisti.

Sa i takon kërkesës për uljen e tarifave, Qiraxhi tregoi se disa nga Universitetet më të mëdha si ai i Tiranës apo Durrësit janë shprehur se kjo do të ulte integritetin financiar të këtyre universiteteve andaj është një veprim që nuk mund të ndërmerret.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026