Barnat për pacientët me COVID, nga 1500 farmaci vetëm 927 ofrojnë rimbursim
Pacientët me COVID-19 të cilët po kurohen në kushte shtëpie, prej një muaji kanë mundësi t’i përfitojnë barnat me rimbursim.
Hapi i parë që pacientët duhet të kryejnë pasi mësojmë se janë pozitiv me COVID është kontakti me mjekun e familjes për të përfituar kodin e recetës me rimbursim.
Pasi merret nga mjeku i familjes kodi i recetës me rimbursim, i afërmi i një pacienti me COVID duhet të drejtohet pranë një farmacie për të siguruar këto barna.
Farmacisti Dorian Hoxhallari tha për Euronews Albania se rimbursimi i barnave ka nisur por shpesh pacientët për shkak se nuk mund të presin përgjigjen e tamponit, i duhet t’i marrin ilaçet pa rimbursim.
“Pacientët tentojnë që t’i marrin vetë barnat, por që ka edhe nga ata pacientë që përfitojnë nga rimbursimi. Ndoshta u vonohet përgjigja e tamponit, pacientët duke folur edhe me mjekun tentojnë t’i marrin vetë barnat ndoshta edhe jashtë skemës së rimbursimit,” – tregoi Hoxhallari.
Sipas Fondit të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor aktualisht mundësinë e rimbursimit të barnave e kanë 927 farmaci nga 1500 farmaci që ka në total në të gjithë Shqipërinë.
Nga ana tjetër mjekja e familjes Xhentiliana Nasa bëri thirrje që qytetarët të flasin menjëherë me mjekun që me simptomat e para, në mënyrë që të bëhen sa më shpejt pjesë e skemës së rimbursimit.
“Që me simptomat e para duhet të lidhen me mjekun e familjes, për t’u përfituar kështu diagnostikimi i shpejtë, pra referimin për tampon dhe kryerjen e sa më të shpejtë të tij si dhe për t’u bërë edhe pjesë e paketave të ilaçeve me rimbursim. Gjatë orëve të përgjigjes së tamponit, pacientit i rekomandohet duke qenë se është në stadin e fillimit të simptomave, anti imflamator si paracetamol dhe dieta me lëngje,” – u shpreh mjekja.
Paketa e mjekimit bazë për pacientët me COVID sipas mjekes, përmban vitaminoterapi, antipiretikë, antibiotikë, antikoagulantë dhe kortizonikë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta