Administrata jashtë fushatës, KQZ ndalon Ramën të promovojë projekte para zgjedhjeve

18 Dhjetor 2020 | 15:28

Zgjedhjet e 25 prillit priten me interes jo vetëm për rezultatin që do të prodhojnë, por edhe risitë që pritet të implementohen. Përmes disa dokumentesh pune të KQZ-së tentohet që t’i jepet e drejta e votës emigrantëve, përdorimi i teknologjisë, por edhe që të ketë një kontroll të shtuar për periudhën para fushatës sa i përket përdorimit të administratës gjatë inaugurimeve të investimeve publike.

Dokumenti i hartuar nga grupet e punës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve përcakton rregullat për rolin që duhet të luajnë drejtuesit e lartë shtetëror, por edhe ata në nivele më të ulëta të administratës gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas këtij dokumenti që reflekton ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor në korrik të këtij viti, kryeministrit, ministrave dhe zëvendësministrave dhe disa drejtorëve të administratës iu ndalohet të marrin pjesë në veprimtari publike të disa kategorive nga 1 janari.

Në to përfshihen projekte apo investimeve me interes apo shtrirje territoriale kombëtarë ose vendore në fushën e transporteve të çdo lloji, energjetikes, telekomunikacionit si dhe të veprave ujore të çdo lloji, me interes publik.

Gjithashtu në mesin e veprimtarive, ku drejtorët dhe ministrat nuk do mund të marrin pjesë, duke nisur nga muaji janar, janë edhe ceremonitë e dhënies së legalizimeve. Ky dokument do i dërgohet për miratim Komisionit Rregullator në KQZ dhe vetëm pasi të marrë aty miratimin, do mund të jetë i zbatueshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026