Rama: Vrasja e Klodianit tronditëse, do dilja në protestë nëse s’do kisha këtë pozicion

18 Dhjetor 2020 | 15:34

Gjatë ceremonisë për marrjen e detyrës së  ministrit të Brendshëm nga Bledi Çuçi, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se protesta për vrasjen e 25-vjeccarit Klodian Rasha duhet të shpërbejë për reflektim për qeverinë.

“Protestë goxha e veçantë në llojin e vet, e cila duhet të na bëjë të gjithëve të reflektojmë përtej faktit fatkeq, përfshirja përherë të parë në historinë tonë si komb i minorenëve, i fëmijëve për të luftuar brenda vetes për qëllime të caktuara”, tha kreu i qeverisë.

Z. Rama tha se “protestat janë të pashmangshme por edhe të dobishme” në demokraci dhe nga ana tjetër theksoi se, “qeveria e ka dëgjuar gjithnjë zërin e protestave dhe ka reflektuar”. Këtu ai iu referua protestës për armët kimi, studentëve, tarifën për Rrugën e Kombit dhe naftëtarëve të Ballshit. Kurse si protesta të padrejta dhe që janë respektuar përmendi protestat për Teatrin Kombëtar dhe Unazën e Madhe.

Kurse për pretendimet e një policie të dhunshme me protestuesit, kryeministri tha se kjo ide është krijuar nga disa episode të montuara. Ai tha se sulmi ndaj Policisë së Shtetit vjen për shkak të arritjeve të saj dhe duke iu referuar një anketimi të realizuar nga qeveria suedeze, tregon se ajo është bërë më e besueshme në opinionin publik.

“Në këto 7 vite nuk ka ndodhur asgjë ndryshe me sjelljen e Policisë së Shteti ndaj protestuesve. Ky mbase është i vetmi vend demokratike ku numërohen më shumë policisë të plagosur apo lënduar se sa protestues. Abuzohet me episode të shkëputura për të bërë montazhe që më pas shpërndahet përmes makinerisë më të madhe të propagandës që ka shpikur njerëzimi, rrjeteve sociale”, tha z. Rama.

Ngjarjen ku mbeti i vrarë Klodian Rasha, kryeministri e cilësoi si tronditëse duke shtuar se po të mos ishte në drejtimin e qeverisë do t’i ishte bashkuar protestës. E gjithë tha z. Rama “nuk duhet të mbetet pa një reflektim për të gjithë sistemin e organizimit të “Shqiponjave”.

“Vrasja e një të riu natën në një situatë absolutisht të pangarkuar me asnjë element apo rrethanë objektive të një operacioni nga një efektiv policie. Është tejet tronditëse për këto edhe unë vetë po të mos isha në këtë pozicion do të kisha dalë në protestë. Do kisha dalë jo për të gjuajtur policinë me gurë por për të kërkuar drejtësi për Klodianin”, tha z. Rama.

Drejtuesi i qeverisë e cilësoi dorëheqjen e Lleshajt si “leksion qytetarie” dhe vlerësoi bashkëpunimi me të si gjatë kohës kur ishte Këshilltar për Sigurinë në kryeministri ashtu edhe në rolin e ministrit të Brendshëm.

“Kam pasur fatin dhe kënaqësinë të punoj për një kohë relativisht të gjatë se koha në këtë  detyrë është më gjatë se koha kur nuk ke punë. Më ka dhënë kënaqësi puna me Sandrin sepse ka qenë një sfidë intelektuale në radhë të parë në ballafaqimin e opinioneve, në sinqeritetin e shprishjes së mendimeve. Raporti ynë ka qenë perfekt edhe kur nuk kemi qenë dakord”, u shpreh z. Rama.

Kurse për Bledi Çuçin, i cili prej ditës së sotme do të drejtojë Ministrinë e Brendshme, kryeministri tha se e njeh mirë si godinë këtë institucion pasi më parë ka shërbyer si ministër për Pushtetin Vendor.  “Çuçi e njeh këtë godinë sepse ka punuar me pushtetin vendos për shumë kohë, ka qenë  pjesë e strukturës së pushteti vendos që ishte ministria binjake e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha kreu i qeverisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026