Njëmbëdhjetë të vdekur nga Covid-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale bën të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 580 raste të reja, ndërsa 11 pacientë kanë humbur jetën.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 528 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 27.426 që nga fillimi i epidemisë.
Bazuar në raportin e të dhënave mbi pandeminë, MSH-ja thotë se numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në katër spitalet COVID, po trajtohen 382 pacientë, ku 35 në terapi intensive, kurse 13 prej tyre janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12646
Fier 1729
Durrës 1366
Shkodër 1249
Vlorë 1138
Korçë 1080
Elbasan 986
Berat 948
Lezhë 934
Gjirokastër 549
Kukës 477
Dibër 410
Që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot janë kryer në total 234.512 teste të dyshuara, ndërsa nga këto, 52.004 qytetarë kanë rezultuar të prekur nga coronavirus.
Në dymbëdhjetë qarqet e vendit numërohen deri tani 1066 të vdekur, kurse më i prekuri ndër to është qarku i Tiranës.
Treguesi tjetër, i cili po shihet me shqetësim nga specialistët e shëndetit janë raste aktive me Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në të gjithë vendin numëron 23 512 raste aktive.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta