Akuzohet për sulme seksuale, anëtari i Rammstein, nën hetim nga policia gjermane

15 Qershor 2023 | 21:07

Policia gjermane ka hapur një hetim mbi akuzat për sulm seksual kundër Till Lindemann, anëtari i grupit metal Rammstein. Një numër grash kanë pretenduar se janë rekrutuar për seks në koncerte.

Një fanse, Shelby Lynn, nga Irlanda Veriore, tha për BBC se dyshonte se i kishin hedhur diçka në pije., duke iu referuar drograve të seksit.

Lindemann, 60 vjeç, i ka mohuar akuzat, ndërsa avokatët e tij i quajtën pretendimet “të gjitha të pavërteta”.

Në një deklaratë, një zëdhënëse e zyrës së prokurorisë publike të Berlinit tha:

“Ndaj Till Lindemann kanë filluar procedurat paraprake mbi akuzat në lidhje me veprat seksuale dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike”.

Prokurorët hapën hetimet me iniciativën e tyre, si dhe “në bazë të disa ankesave penale të paraqitura nga palë të treta”, duke iu referuar njerëzve që nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në incidentet e supozuara, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Zonja Lynn e cila është 24 vjeçe fillimisht postoi llogarinë e saj në mediat sociale muajin e kaluar dhe më vonë i tha BBC-së se ekzistonte një sistem i organizuar për të përfshirë vajza në aktivitete të padëshiruara seksuale. Ajo tha se u fut në një dhomë të vogël në një shfaqje në Lituani, por u largua kur z. Lindemann mbërriti pasi dyshoi te ai.

Akuzat e saj shkaktuan një valë akuzash të tjera për sjellje të pahijshme seksuale, me disa vajza të tjera si Lynn  duke dyshuar se ata ishin të para-zgjedhur në mediat sociale nga një grua ruse, që besohet e i rekrutonte të rejat  për Lindemann-in, i cili i ftonte ato nëpër festa para dhe pas shfaqjes.

Një zëdhënës i grupit i tha BBC-së se po kryente një hetim të brendshëm mbi pretendimet dhe po intervistonte stafin dhe ekuipazhin si pjesë e hetimit.

Grupi gjerman industrial metal, i formuar në vitin 1993 dhe i njohur për shfaqjet e tyre teatrale dhe tekstet e diskutueshme, ka arritur në tre të parat në tabelën e albumeve në Mbretërinë e Bashkuar me dy albumet e tyre të fundit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hungari, centrali bërthamor i Paksit uli prodhimin për shkak të mbinxehjes së ujërave të Danubit

Centrali bërthamor Paks i Hungarisë uli prodhimin në një nga katër reaktorët e tij të shtunën për shkak të temperaturës së lartë të ujit në...
20:35 | 27/06/2026

Tërmeti në Venezuelë, avionë amerikanë me ndihma humanitare zbarkojnë në aeroportin e Karakasit

Një pistë në aeroportin e Karakasit është rihapur dhe po pret avionë amerikanë që transportojnë ndihma humanitare, tha të martën një zyrtar i lartë amerikan,...
20:26 | 27/06/2026

Italia dhe Franca kundërshtojnë planin e BE-së për të ndaluar hyrjen e ish-luftëtarëve rusë në bllok

Italia dhe Franca kanë shprehur rezerva ndaj një propozimi të BE-së për të ndaluar hyrjen në bllok të ish-luftëtarëve rusë. Masa është pjesë e një...
19:54 | 27/06/2026