“Sot jam invalid i luftës së UÇK-së”, Gucati në Hagë: Nuk e pushtuam ne Serbinë!
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati është deklaruar i pafajshëm para Dhomave të Specializuara në Hagë, në seancën e parë ndaj tij që prej konfirmimit të aktakuzës. Përpara vet-deklarimit, Gucati ka thënë se ai dhe bashkëluftëtarët e tij kanë luftuar për liri dhe në mbrojtje të atdheut.
“Unë Hysni Gucati, dhe bashkëluftëtarët e mi kemi mbrojtur pragun e shtëpisë, dhe atdheun tonë dhe si pasojë unë jam plagosur me 3 qershor 1999 dhe sot jam invalid i luftës së UÇK-së. Ne nuk e kemi pushtuar Serbinë, ne jemi të pafajshëm, unë kam të drejtën e lirisë dhe shprehjes dhe të drejtën të shprehjes së mendimeve të mia, është e drejtë e imja që në mënyrë të ligjshme të mbrojë vlerat e kombit shqiptar dhe të UÇK-së, dhe do të vazhdoj t’i mbrojë këto vlera deri në fund”, u shpreh ai para trupër gjykuese në Hagë.
Gucati ngarkohet me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Për të gjitha pikat e aktakuzës, ai u deklarua i pafajshëm.
“Vetëdeklarohem i pafajshëm në të gjitha pikat që më janë veshur mua”, pohoi ai më tej.
Konferenca mbi ecurinë e çështjes së Gucatit pritet të caktohet në ditët në vijim. Kreu i veteranëve të luftës së UÇK-së u arrestua më 25 shtator 2020 në zyrat e organizatës, pas bastisjes që hetuesit e Speciales dhe Policia e EULEX-it zhvilluan në OVL-UÇK.
Po atë ditë, Gucati është transferuar në Hagë ku po mbahet në paraburgim.
Paraqitja e Gucatit para Dhomave të Specializuara u bë disa orë pasi të premten para kësaj Gjykate u paraqit edhe nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili nuk pranoi të prononcohej në seancë.
Lexoni gjithashtu:
Thaçi e të tjerët mbesin në parabugrim
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi