Vuçiç i prerë: Derisa të jem unë president, Serbia nuk do ta njohë Kosovën

19 Dhjetor 2020 | 09:33

Serbia nuk do të njohë Kosovën derisa Aleksandar Vuçiç të mbajë postin e presidentit.

Kështu ka deklaruar vetë kreu i shtetit në një intervistë për televizionin serb TV Prva.

“Derisa të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi në vitin 2022, nuk do të ndodhë njohja e Kosovës. Më pas është populli që do të vendosë,” është shprehur Vuçiç.

Kjo deklaratë e tij ka ngjallur dyshimet se mund të ketë edhe një referendum për këtë çështje.

Sipas presidentit serb, asnjë shtet i perëndimit nuk beson se Kosova është e pavarur.

“Opinioni i Uashingtonit, pavarësisht se kush është në pushtet, nuk do të ndryshojë, megjithëse marrëdhënia ishte disi e ndryshme (gjatë administratës së Donald Trump)”, tha Vuçiç.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar më 4 shtator, në Uashington dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Në marsin e vitit të ardhshëm, bëhen 10 vjet që kur ka nisur dialogu në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ky dialog fillimisht nisi për çështje teknike, për t’u zhvilluar më pas në dialog të nivelit të lartë politik.

Bashkimi Evropian synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e plotë të raporteve ndërmjet dy vendeve. Kosova insiston se në këtë dokument duhet të përfshihet edhe njohja e ndërsjellë, ndërsa Serbia kundërshton.

Lexoni gjithashtu:

Aleksandar Vuçiç takon liderët serbë të Kosovës, brenda 72 orësh publikohen konkluzionet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026