Protestë në Shkodër për vrasjen e Klodian Rashës, shoqërohen 2 të mitur, policia rrethon Bashkinë dhe Prefekturën
Sot qytetarët shkodranë zhvilluan një protestë prej 30 minuta për vrasjen e Klodian Rashës.
Protestuesit u grumbulluan te sheshi “Nënë Tereza” në qytet dhe situata ishte e qetë.
Prania e njerëzve në këtë protestë ishte e ulët dhe mes të pranishmeve ishin të rinj të forumeve rinore, aktorë dhe qytetarë, të cilët morën pjesë në protestën e kaluar.
Në duar protestuesit mbanin pankartat: “Nuk jemi popull i varfër, jemi popull i vjedhur dhe i vrarë”, “Më në fund kemi shtet, ditën të puth dhe natën të vret”.
Efektivët e policisë rrethuan dhe morën në mbrojtje institucionet, si bashkinë Shkodër dhe Prefekturën.
Këta të fundit shoqëruan edhe dy të mitur, që u kapën me shishe me benzinë në afërsi të gjykatës.
Ndërkohë një mësuese që mori pjesë në protestë u shpreh për Euronews Alabania se qëllimi i këtij marshimi nuk është dhuna.
“Nisma jonë si herën tjetër dhe në çdo nismë që unë personalisht marr pjesë, absolutisht nuk është as dhuna, as shkatërrimi, as prishja. Nuk besoj që arrin gjë me këtë. Pavarësisht të gjithave unë nuk e justifikoj dhunën dhe pse nganjëherë unë e kuptoj mllefin. Herën tjetër ishin thjesht disa fëmije, që më vjen keq shumë për atë që ndodhi. E keqja e herës tjetër ishin të rritur që i panë dhe nuk i ndaluan”, u shpreh ajo për Euronews Albania.
Marshimi i thirrur për protestë ndaj vrasjes së Klodian Rashës në Shkodër, i cili u zhvillua të shtunën e kaluar, përshkallëzoi në dhunë kur një grup të rinjsh iu drejtuan godinës së Partisë Socialiste në këtë qytet.
Këta të fundit shkatërruan godinën dhe i vunë flakën orendive të saj.
Për tensionet në Shkodër, Policia ka proceduar penalisht kryetaren e bashkisë, Voltana Ademi dhe 7 persona të tjerë si organizatorë të protestës.
Lexoni gjithashtu:
Protesta në Shkodër, shoqërohen 2 të mitur, kishin me vete shishe me benzinë
Tensionet në Shkodër, procedohet penalisht Voltana Ademi dhe 7 të tjerë si organizatorë
Tensionohet situata në Shkodër, sulmohet selia e PS-së, ndërhyn FNSH
Djegia e selisë së PS-së Shkodër, Voltana Ademi: Njoftuam policinë, ndërhyri 45 minuta me vonesë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta