Protesta në Shkodër, shoqërohen 2 të mitur, kishin me vete shishe me benzinë
Gjatë protestës së sotme në Shkodër për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie janë shoqëruar 2 të mitur.
Mësohet se efektivët e policisë kanë shoqëruar dy djem të moshave 13 dhe 15-vjeç, të cilët janë kapur me shishe me benzinë.
Ata janë pikasur pranë prefekturës dhe pas ndjekjes nga ana e forca të policisë janë arrestuar në afërsi të gjykatës.
“Shërbimet e Policisë, gjatë monitorimit të tubimit konstatuan dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët kishin me vete një shishe benzinë që dyshohet se do ta përdorinin për djegie gjatë tubimit. Të dy të mitur janë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër, ku është thirrur psikologu i DVP Shkodër dhe prindërit e tyre për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Protesta e sotme ishte e qetë dhe në të ishin të pranishëm, aktorë, përfaqësues të Shoqërisë Civile, qytetarë dhe të rinj të forumeve rinore.
Kjo është protesta e dytë që zhvillohet në Shkodër për vrajsen e 25-vjeçarit.
Marshimi i të shtunës së kaluar, përshkallëzoi në dhunë kur një grup të rinjsh iu drejtuan godinës së Partisë Socialiste në këtë qytet.
Këta të fundit shkatërruan godinën dhe i vunë flakën orendive të saj.
Për tensionet në Shkodër, Policia ka proceduar penalisht kryetaren e bashkisë, Voltana Ademi dhe 7 persona të tjerë si organizatorë të protestës.
Lexoni gjithashtu:
Nis protesta në Shkodër për vrasjen e Klodian Rashës, policia rrethon bashkinë dhe prefekturën
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta