Pandemia Covid-19, ulet ndjeshëm numri i të infektuarve dhe viktimave në Kosovë

19 Dhjetor 2020 | 14:05

Pandemia e Covid-19 në Kosovë paraqitet më e stabilizuar dhe këtë e dëshmojnë shifra e viktimave dhe i të infektuarve. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik thotë se në orët e fundit janë kryer 1501 teste të dyshuara, nga të cilat 345 kanë rezultuar pozitive, ndërsa tetë pacientë nuk e kanë fituar dot betejën me coronavirus.

Që prej fillimit të pandemisë në Kosovë kanë humbur jetën 1248 pacientë, shumica e tyre me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

“Numri total i rasteve pozitive është 48.682 raste nga 171.154 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.248 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 436 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 36.226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.208”, thuhet në njoftim.

 

Rastet pozitive:

Komuna Prishtinë 117 raste, Mitrovicë 39 raste, Podujevë 20 raste, Ferizaj 19 raste, Prizren 18 raste, Skenderaj 16 raste, Gjilan 14 raste, Vushtrri 14 raste,  Lipjan 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Obiliq 10 raste, Pejë 8 raste, Suharekë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Drenas 6 raste, Kamenicë 6 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Viti 3 raste, Kaçanik 2 raste, Novobërdë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Istog, Klinë, Leposaviq, Malishevë dhe Zubin Potok.

Ministria e Shëndetësisë në raportin e saj ditor fton qytetarët të tregojnë kujdes, të zbatojnë masat, si dhe të shmangin vendet ku ka grumbullime masive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026