Marrëdhënia e tensionuar SHBA-Kinë, Blinken mbërrin në Pekin
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Pekin ku pritet që për dy ditë të zhvilloje takime me zyrtarë kinezë. Vizita e Blinken-it shënon vizitën e parë të një diplomati amerikan në Kinë në pothuajse pesë vjet.
Zyrtarët amerikanë thonë se qëllimi kryesor i bisedimeve është stabilizimi i një marrëdhënieje që është bërë jashtëzakonisht e tensionuar.
Kjo vizitë vjen pesë muaj pasi një vizitë e mëparshme e Blinken u shty, pas fluturimit të një baloni të dyshuar spiun kinez në hapësirën ajrore të SHBA. SHBA ka ulur pritshmëritë për vizitën dhe të dyja palët e kanë bërë të qartë se nuk presin ndonjë përparim të madh.
Qëllimi, është të rihapen linjat e komunikimit të nivelit të lartë dhe të stabilizohen marrëdhëniet që janë tensionuar që nga incidenti me balonë”,-thonë zyrtarët amerikan.
Kina ka organizuar stërvitje ushtarake pranë Tajvanit, të cilin Pekini e sheh si pjesë integrale të Kinës. SHBA mban lidhje të ngushta me qeverinë e Tajvanit të zgjedhur në mënyrë demokratike.
Axhenda e sekretarit amerikanë të shetit përfshin takime me ministrin e Jashtëm kinez Qin Gang dhe zyrtarin e lartë të politikës së jashtme kineze Wang Yi. Lufta në Ukrainë, mosmarrëveshjet tregtare mbi teknologjitë e avancuara kompjuterike, epidemia e drogës fentanyl në SHBA dhe sjellja e të drejtave të njeriut në Kinë janë të gjitha temat që amerikanët presin të diskutohen.
Zyrtarët kinezë kanë reaguar me gjakftohtësi ndaj vizitës së z. Blinken, duke vënë në dyshim nëse SHBA është e sinqertë në përpjekjet e saj për të përmirësuar marrëdhëniet. Nuk është e qartë nëse ai do të takohet me presidentin kinez Xi Jinping. Blinken është zyrtari më i lartë i qeverisë amerikane që viziton Kinën që kur presidenti Joe Biden mori detyrën në janar 2021.
“Nëse duam të sigurohemi, siç bëjmë, që konkurrenca që kemi me Kinën të mos kthehet në konflikt, vendi ku filloni është me komunikimin”, u tha Blinken gazetarëve të premten.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta