Efektivi i FNSH vritet aksidentalisht nga djali i tij 7 vjeç
Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mesditën e kësaj të diele ku një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka mbetur i vrarë aksidentalisht nga djali i tij 7 vjeç. Incidenti ka ndodhur rreth mesditës pranë kopshtit Zoologjik teksa viktima, Roland Bicerri. 39 vjeç ka qenë nën shoqërinë e miqve të tij në një bar-kafe.

Efektivi kishte lënë armën e tij të shërbimit jashtë brezit ndërsa fëmija e mori dhe ka qëlluar në drejtim të tij. Një plumb në qafe i dalë nga arma e zjarrit tip pistoletë ka rezultuar fatale për efektivin që ka ndërruar jetë menjëherë.
Mësohet se 39-vjeçari prej rreth 10 vitesh ishte pjesë e strukturës së FNSH si dhe prej më shumë se 15 vitesh pjesë e uniformave blu.
Për zbardhjen e plotë të gjithë dinamikës së ngjarjes menjëherë është ngritur një grup hetimor nga drejtoria e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme në Ministrinë e Brendshme që në pritet të marrë në pyetje edhe personat që ishin në shoqërinë e viktimës.
Gjithashtu në praninë e psikologut në pyetje pritet të merret edhe fëmija i mitur i efektivit që aksidentalisht qëlloi me armën e shërbim të atin e tij.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta