Ekspertë gjermanë për vrasjen e Klodian Rashës

20 Dhjetor 2020 | 15:11

Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka zhvilluar një vizitë ngushëllimi paraditen e së dielës në shtëpinë e 25-vjeçarit, Klodian Rasha. Në vizitën e cila nuk zgjatur më shumë se 15 minuta ministri i ri ka qenë i shoqëruar nga zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj si dhe drejtori i SHÇBA, Muhamet Rrumbullaku.

Pas vizitës ministri Çuçi ka refuzuar të japë një prononcim për mediat ndërsa ka rënë në sy mungesa e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu. Vizita ngushëlluese në shtëpinë e familjes Rasha vjen dy ditë pasi Bledi Çuçi mori postin e ministrit të Brendshëm pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt për shkak të vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i njësisë “Shqiponja”.

Lidhur me këtë ngjarje pas hekurave është lënë efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj ndërkohë që hetimet kanë mbetur peng i pistoletës së gjetur shumë pranë vendit të ngjarjes. Deri më tani hetuesit nuk kanë siguruar gjurmë të vlefshme që mund të çojnë në identifikimin e personave që mund ta kenë hedhur armën në një pellg me ujë në zonën ku mbeti i vrarë i riu.

Ndërkaq burime nga organi i akuzës së kryeqytetit bëjnë me dije se, gjatë këtyre ditëve është zhvilluar një takim mes grupit hetimor dhe ekspertëve gjermanë që asistojnë pranë policisë shqiptare për ecurinë e hetimeve. Gjithashtu mësohet po shikohet mundësia që pistoleta mini-glock të dërgohet në një laborator të huaj për ekzaminime më të detajuara. Nga ana tjetër prokuroria po verifikon pamjet e dhjetëra kamerave të sigurisë për të parë nëse arma është hedhur aty nga ndonjë person, apo është lënë qëllimisht nga dikush pas ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026