Scholz takon Stoltenberg: Do mbrojmë pikat e dobëta të Aleancës

19 Qershor 2023 | 15:12

Gjermania do të përforcojë pozitën e saj në radhët e NATO-s. Disa ditë pasi aprovoi Strategjinë për Sigurinë Kombëtare, që parashikon shpenzimet më të mëdha ushtarake që prej Luftës II Botërore, kancelari gjerman i bëri të qartë sekretarit të përgjithshëm të Aleancës se cili është roli i saj.

“NATO është dhe mbetet një garantues qendror dhe jetik i sigurisë sonë kolektive. Ne do të përdorim një pjesë të madhe të trupave tona për të mbrojtur pikat e dobëta të Aleancës sonë”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz.

Stoltenberg mirëpriti planin e Gjermanisë për të shpenzuar 2 për qind të GDP-së për mbrojtjen brenda 2024-s. Kjo kuotë duhet të jetë fillimi dhe jo kufiri i shpenzimeve, tha ai.

“Ukraina ka të drejtë të çlirojë tokën e saj dhe kundërofensiva tashmë ka nisur. Sa më shumë tokë të çlirojë, aq më e fortë do të jetë në tryezën e negociatave”, deklaroi Stoltenberg.

Dy liderët folën edhe për samitin e ardhshëm të NATO-s në Vilnius, që nuk do të rezultojë në një “ftesë formale” për Kievin që t’i bashkohet Aleancës.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026