I dënuar me 4 vite burg për mashtrim, arrestohet i riu në Itali, pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë
Policia italiane ka arrestuar 28-vjeçarin Lirim Islamaj. I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Durrësit në vitin 2018, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi”.
28-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.
“Në nëntor 2015, shtetasi Lirim Islamaj i ka marrë automjetin shtetasit A. T., banues në Fier, për ta rregulluar në një servis automjetesh në Durrës dhe nuk ia ka kthyer më këtë automjet pronarit të ligjshëm.
I dëmtuari, më datë 11.01.2016, ka bërë kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Durrës, për vjedhje të automjetit me anë të mashtrimit.
Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës me Interpol Romën u bë e mundur kapja dhe ekstradimi i shtetasit Lirim Islamaj drejt vendit tonë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta