Dosja 339, lëvizja e radhës e Altin Avdylit, kërkon përjashtimin e gjyqtares Shirka
I pandehuri Altin Avdyli, pjesë e një prej fraksioneve të dosjes 339 kërkon përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka.
Në kërkesën e Avdylit theksohet se gjyqtarja Shirka për njëjtin procedim është shprehur me vendim për 7 persona të tjerë tetor të këtij viti, pjesë e dosjes 339.
Sipas Avdylit, gjyqtarja nuk mund të gjykojë çështjen e tij.
“Gjykata e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me ralatore znj. Danile Shirka, me Vendimin Nr.28, date 28.10.2020, (per të njëjtin procedim) ka vendosur: Ramadan Dushaj me 9 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 6 vite burgim. Rezart Cacani me 9 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 6 vite burgim. Neritan Saraçi me 7 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,8 vite burgim. Ardit Haxhagiqi me 8 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 5,4 vite burgim. Vilson Noka me 14 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 9,4 vite burgim. Fatbardh Gostini me 7,6 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 5 vite burgim. Luan Boça me 7 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,8 vite burgim.
Duke qënë se për të njëjtin procedim është shprehur me vendim, kjo gjyqtare Daniela Shirka, nuk mund të gjykojë çeshtjen penale nr. 38, me të pandehur, Gjevi Ndoka, Altin Avdyli”, thuhet në kërkesë.
Prokuroria e Posaçme, SPAK ka kërkuar 10 vite burg për Altin Avdylin, ndërsa në total për të gjithë të pandehurit u kërkua një dënim prej 147 vite burg.
Altin Avdyli është arrestuar si pjesë e grupit të Avdylajve në tetor të vitit 2018.
Ai akuzohet për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“ kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
Grupi i Avdylajve u godit asokohe nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Lexoni gjithashtu:
Mbyllen hetimet për përgjimet e ”Dosjes 184”, prokuroria dërgon në gjyq vetëm katër persona
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta