Avdullah Hoti: Janari mund të jetë vonë për zgjedhjen e presidentit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti as sot nuk ka dhënë një datë për organizimin e takimit të liderëve politikë lidhur me postin e presidentit.
Ai tha se janë duke u munduar që të organizojnë sa më parë takimin, por i pyetur nga KosovaPress, nëse ka ndonjë afat kohor se deri kur do të tentohet të gjendet një zgjidhje, Hoti deklaroi se nëse nuk arrihet një marrëveshje sa më shpejtë, muaji janar mund të jetë edhe vonë për zgjidhjen e kësaj çështje.
“Jemi duke u munduar të organizojmë sa më parë takimin, tani ftesa formale të shkruara nuk kemi bërë, por jemi duke tentuar që sa më parë të gjejmë një zgjidhje…unë besoj që edhe janari është vonë, por gjithësi sa më parë”, tha ai.
Ndërsa për vazhdimësinë e dialogut pas deklaratave të presidentit Vuçiç se vendi i tij nuk do të njohë Kosovën të paktën gjatë mandatit të tij deri në vitin 2022, kreu i qeverisë tha se pavarësisht kësaj dialogu si proces është çështje muajsh.
“Dialogu si proces është çështje muajsh. Duhet të vijmë në fund të këtij procesi shumë shpejt. Unë do të doja që të përmbyllim me njohje reciproke, nëse nuk arrijmë të përmbyllim me njohje reciproke nuk mund të arrijmë as marrëveshje. E ne do të vazhdojmë të rrugëtojmë dhe ekzistojmë si shtet i pavarur dhe të punojmë të integrime euroantlantike”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Kryeministri Hoti i përgjigjet Aleksandar Vuçiç: Nuk ka marrëveshje pa njohje reciproke
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi