Zhvlerësimi i euros, BSH e FMN: Tregu ka funksionuar normalisht, s’ka spekulime
Tregu i këmbimit valutor funksionon normalisht. Në analizën e bankës së Shqipërisë, forcimi i lekut është ndikuar nga zhvillimi i tregtisë dhe investimeve, dhe jo nga deformime apo spekulime në treg.
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar është në Shqipëri për të parë ecurinë e ekonomisë tonë. Në takimin përmbyllës, drejtuesit e FMN kanë diskutuar edhe luhatjen e kursit të euros dhe valutave të tjera brenda vendit. Guvernatori Gent Sejko, ka deklaruar se tregu i këmbimit valutor këtu është i lirë, dhe Banka Qendrore nuk fikson një nivel të caktuar, megjithatë i kushton një vëmendje të veçantë ecurisë së tij.
Duke iu përgjigjur shqetësimit të përgjithshëm për zhvlerësimin e euros, guvernatori shtoi se tregu valutor ka funksionuar normalisht gjatë dy viteve të fundit, duke mos shfaqur çrregullime apo fenomene spekulative, çka sugjeron se forcimi i kursit të këmbimit të lekut është një fenomen i përcaktuar nga ekonomia reale dhe jo nga tregu financiar.
Shefja e Misionit të FMN-së, Anke Weber konstatoi se trendi forcues i kursit të këmbimit është në linjë me rritjen e eksporteve dhe përmirësimet strukturore në balancat e jashtme të ekonomisë shqiptare. Në këtë kontekst, ajo nënvizoi dobinë dhe përfitimet që ka ekonomia shqiptare nga regjimi i lirë i kursit të këmbimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet