Gjykata Kushtetuese, KED i dërgon nesër Presidentit listën e kandidatëve
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet nesër për të përcaktua emrat e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese që do t’i dërgojë Presidentit të Republikës për miratim.
Në garë për plotësimin e vakancës së mbetur janë Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo pasi disa të tjerë janë s’kualifikuar nga gara për shkak se nuk plotësojnë kushtet ligjore.
KED do të bëjë renditjen e këtyre dy kandidatëve në bazë të pikëve dhe më pas do të jetë kreu i shtetit që do të përzgjedhë për t’i dhënë mandatin e gjyqtarit.
Të enjten e kaluar, Parlamenti votoi me 96 vota pro Altin Binajn si anëtar të Gjykatës Kushtetuese duke u bërë kështu anëtari i pestë i kësaj gjykate. Bashkë me emërimin që pritet të bëjë presidenti, Gjykata Kushtetuese do të rikthehet në funksion pas një periudhe të gjatë pezullimi.
Shkak për daljen e saj jashtë funksioni u bë dorëheqja e disa prej anëtarëve në prag të nisjes së procesit të vetingut ndërsa disa të tjerë u shkarkuan me vendim të komisioneve verifikuese të vetingut.
Vënia në funksion e Gjykatës Kushtetuese është një prej kushteve të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta