Fjalimi i Vjosa Osmanit, Plator Nesturi: Shfaqje politike për figurë personale
Për analistin Plator Nesturi fjalimi i Vjosa Osmanit ishte shfaqje politike “ku theksohej figura e saj”, pasi ajo u vetëpozicionua si person politik dhe jo si ushtruese e detyrës së Presidentes së Kosovës.
“Në njëfarë mënyre në fjalimin e saj filloi të tregonte se çfarë i duhet Kosovës dhe çfarë duhet të bëjë Shqipëria për Kosovën, kjo duke anashkaluar proceset shtetërore dhe institucionale të të dyja vendeve sipas strategjive që ndjekin ato qoftë për njohjet qoftë dhe për dialogun me Serbinë. Kështu që në rastin konkret ishte një shfaqje, ku i mëshonte anës politike dhe figurës së Vjosa Osmanit dhe për më tepër të lëvizjes politike që ka përfshirë Kosovën,” – u shpreh Nesturi.
Sipas analistit Nesturi ka një diskutim të vazhdueshëm për sjelljen e politikanëve gjatë një vizite shtetërore, por që sipas tij kur këto vizita janë me poste shtetërore do të duhej që “sjellja të ishte shtetarë”.
Arben Kashahu, Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike, ndërhyri duke replikuar me Nesturin se “kryeministri Edi Rama nuk tregoi aspak sjellje shtetari duke u larguar nga parlamenti gjatë fjalimit të Vjosa Osmanit”.
Ndiqni debatin e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Debat në Euronews Albania, mesazhet që përcolli vizita e Vjosa Osmanit në Tiranë
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq