Teatri Kombëtar dhe rindërtimi i Piramidës planet kryesore të Tiranës për 2021
Ngritja e Teatrit të ri Kombëtar, rindërtimi i banesave dhe shkollave të dëmtuara nga tërmeti, Piramida, Unaza e Tiranës, kampusi universitar dhe përfundimi i Kopshtit Zoologjik janë një sërë veprash ku do të investohet përmes buxhetit të Bashkisë Tiranë.
Në mbledhjen e fundit të këtij viti të këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj kërkoi mbështetjen e anëtarëve për miratimin e buxhetit për 2021, duke folur veçanërisht për Teatrin.
“Ne do të fillojmë ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. E di që ka shumë emocione dhe debat”, tha Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Ndërkohë, Këshilli Bashkiak miratoi edhe vendimin që u vjen në ndihmë familjeve në nevojë dhe çifteve të reja, për blerjen e një banese në Tiranë me programin e kredive të buta.
Bashkia e Tiranës parashikon në projektbuxhetin e vitit 2021 që të mbledhë 20 miliardë lekë, nga të cilat 14 miliardë lekë nga taksat dhe tarifat që do të paguajnë bizneset dhe familjarët dhe pjesa tjetër nga transfertat që merr nga shteti.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta