PROFIL/ Kush ishte gjenerali Qassem Soleimani, njeriu që SHBA vëzhgonte nga afër
Gjeneral Major Qassem Soleimani ishte një nga figurat kryesore të inteligjencës iraniane, frymëzues i milicisë dhe negociator ndërmjet shteteve.
Vdekja e tij të premten pas sulmit ajror të SHBA në aeroportin e Bagdadit shënoi fundin e një njeriu që ishte i famshëm në shtëpi dhe i vëzhguar afër nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe kundërshtarja rajonale Arabia Saudite. Sipas forcave të sigurisë amerikane, gjenerali konsiderohej njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran dhe organizatori i sulmeve kundër Amerikës në dy dekadat e fundit.
Solemani kishte lindur në qytezën e Rabor me 11 mars 1957 dhe që në moshë të mitur u detyrua të bënte punë të ndryshme.
Ishte 13 vjeç kur udhëtoi drejt qytetit Kerman për të ndihmuar të atin të paguante kreditë.
Në fund të viteve ‘70 dhe fillim të viteve ‘80 ai u përfshi në lëvizjen kundër shahut Iranian, fillimisht si vullnetar dhe më pas luftoi trafikantët e drogës në kufi me Afganistanin. Në vitin 1998 ai u bë kryetari i Forcave Quds-inteligjencës iraniane, kohë e cila ndikoi në forcimin e lidhjeve me Libanin dhe Hesbollahun.
Në 2007, SHBA-të e akuzuan atë si një person që ka ndikuar negativisht në luftën civile në Irak, duke bërë që shumë besimtarë shiitë të humbasin jetën. Roli i tij në Irak u dëshmua edhe në mesazhet e publikuara nga Wikileaks.
Ndikimi i tij ishte akoma më i madh në vitin 2015. Me vizitën e tij zyrtare në Rusi ai hodhi hapin e parë për ndërhyrjen ushtarake në Siri dhe ridimensionimin e marrëdhënieve ruso-iraniane.
Shumë liderë në Lindjen e Mesme ishin bezdisur nga ndërhyrjet e Soleimanit, madje sipas New York Times, Arabia Saudite që nga viti 2017 është përpjekur vazhdimisht për ta eliminuar atë.
Prej preformancës së tij të lartë, në 2019 Khamenei e dekoroi atë më Urdhrin e Zolfiqar-it, titulli më i lartë ushtarak në vend.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West