KPA lë në fuqi vendimin për Agim Bendon, për 15 vite nuk do të jetë pjesë e drejtësisë

22 Dhjetor 2020 | 13:05

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të Vettingut për ndalimin e emërimit të Agim Bendos si gjyqtar, prokuror, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë e Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm.

Ky vendim parashikon që Bendo nuk mund të ushtrojë këto detyra për një periudhë 15-vjeçare.

Kujtojmë që Agim Bendo u vetëlargua nga drejtësia para se të përballeshe me Vetingun. 

Ai ka qenë gjyqtar i çështjes së vrasjes së 4 protestuesve më 21 janar të 2011, pranë godinës së Kryeministrisë. 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026